Analiza e fortë dhe alarmi për Kosovën: Prapa ‘Mini Shengenit’ fshehet ‘Mini Jugosllavia’, ja skenari

  • 12 November 2019 - 17:07
Analiza e fortë dhe alarmi për Kosovën: Prapa ‘Mini Shengenit’ fshehet ‘Mini Jugosllavia’, ja skenari

“Në Kosovë ky kundërshtim veç po bëhet i ditur sepse edhe qytetarët por edhe i gjithë spektri politik, përveç PDK-së i kanë thënë Hashim Thaçit ikë se ti nuk je askush, që është një syçelëti serioze e popullit dhe e politikës për planet e dëmshme që po i krijon ai, prandaj unë mendoj që kjo frymë pan sllaviste duhet të ndalet me çdo kusht edhe në Shqipëri, duke u kundërshtuar Edi Rama dhe fryma e tij pan sllaviste, duhet përdorë çdo mjetë që ai të largohet nga pushteti, madje edhe për ta futur prapa grilave për të gjitha veprimet që i ka bërë, nga korrupsioni e deri te veprat që e qojnë në tradhti kombëtare,” tha Kelmendi për "Kosova Sot Online".

Mediat serbe kanë publikuar hartën e “Mini Shengenit’, në të cilën Kosova është përfshirë si pjesë e Serbisë. Sipas hartës së publikuar nga gazetat serbe në ‘Mini Shengenin” Ballkanik do të përfshiheshin Serbia me Kosovën brenda kufijve të saj, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina, ku ky Union do të kishte 16,5 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej 207 mijë e 831 kilometra katror.

Rreth këtij projekti skandaloz, që është alternativë e mirë planifikuar nga Serbia dhe lobi ortodoks në Ballkan, ka folur për “Kosova Sot Online”, profesori universitar, Jeton Kelmendi.

Kelmendi shprehet se është tepër skandaloz dhe i pa pranueshëm ky projekt i Edi Rames, Aleksandër Vuqiqit dhe Hashim Thaçit, i cili bashkë me UDB-ashët e Kosovës po bëjnë çmos që për interesa personale ta zhbëjnë shtetin e Kosovës, ta rikthejnë nën një Jugosllavi të ri përtërirë me dominim serb, ngjashëm sikur që ishte edhe në të kaluarën ish Federata Jugosllave.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se kjo ideja për një “mini Jugosllavi”, sikur që po e quajnë një mini “Shengen”, është vetëm një frymëzim dhe projekt i Boshtit Ortodoks në Ballkan, bosht i cili përbëhet prej këtyre shteteve që kanë frymë apo ndikim të theksuar të ortodoksizmit dhe mendojnë ta bëjnë një fuqi të re të linjës së veçantë ortodokse. Në këtë përbërje janë ithtarët kryesor të e kësaj linje Vuqiq, Rama Thaçi dhe Zajev. Është me rëndësi të theksohet se për këtë lloj iniciative nuk ka fare disponim bllokut tjetër, atij katolik, prandaj këtu nuk propozohen të përfshihen as kroatët dhe as sllovenët”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Pra sipas tij, këtu ka një tendencë të ri krijimit të një mini Jugosllavie të re.

“Sepse bëjnë pjesë të gjitha figurat e njohura mbështetëse të pansllavizmit dhe të ortodoksizmit si në Shqipëri Edi Rama, në Kosovë është vazhdues dhe projektues, themelues por edhe proklamues i boshtit ortodoks i pan sllavizmit Hashim Thaçi, derisa në serbi është cilido që vjen në pushtet, por tash për tash është Aleksandër Vuqiqi, kurse në Maqedoninë e Veriut është Zajevi dhe cilido tjetër sepse edhe si popull i përkasin një koncepti të tillë pan sllavist, prandaj unë mendoj se edhe si koncept por edhe si projekt, për interesin e Kosovës është thellësisht i gabuar, është koncept dhe projekt antishqiptar, si veprim është tepër absurd, sepse gjithçka qon drejtë zhbërjes së shtetësisë së Kosovës dhe drejtë një konflikti të ri”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Profesor Kelmendi thotë se shqiptarët në të gjitha këto shtete përreth, duhet të organizohen dhe ta kundërshtojnë e ndalojnë krijimin e një krijese të tillë të keqe, që shkon në dëm të interesit kombëtar shqiptar.

“Në Kosovë ky kundërshtim veç po bëhet i ditur sepse edhe qytetarët por edhe i gjithë spektri politik, përveç PDK-së i kanë thënë Hashim Thaçit ikë se ti nuk je askush, që është një syçelëti serioze e popullit dhe e politikës për planet e dëmshme që po i krijon ai, prandaj unë mendoj që kjo frymë pan sllaviste duhet të ndalet me çdo kusht edhe në Shqipëri, duke u kundërshtuar Edi Rama dhe fryma e tij pan sllaviste, duhet përdorë çdo mjetë që ai të largohet nga pushteti, madje edhe për ta futur prapa grilave për të gjitha veprimet që i ka bërë, nga korrupsioni e deri te veprat që e qojnë në tradhti kombëtare. Edhe në Maqedoni shqiptarët duhet të jenë më shumë sy qelë dhe të tregojnë se ata janë faktor të mëdhenj politik duke i thënë këtu ndal Zajevit sepse nuk mundë të ketë më Jugosllavi, sepse ajo kalbësirë që ka rënë dikur nuk duhet të ringjallet dhe të rikthehet, sepse këtu përveç Kosovës lirinë e lëvizjes e kanë të gjithë, sepse atë jua ka hequr BE-ja, prandaj ky thjeshtë është një mashtrim për zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe kthimin e ndikimit të dominimit të Serbisë në rajonin e Ballkanit”.

Për ta varrosur përfundimisht si ide që e mbështetë dikush në Kosovë, Kelmendi thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte rrëzimi i shpejtë i Hashim Thaçit nga pozita e kreut të shtetit përmes Gjykatës Kushtetuese, ngase të gjitha veprimet e tij të deritanishme janë shkelje serioze e aktit më të lartë juridik në vend.

“Për ta tejkaluar këtë situatë që e kemi tani me Thaçin, unë mendoj se duhet të bëhet bashkë i gjithë spektri politik, sepse tani më kundër tij e kemi shumicën, janë dy partitë politike që fituan shumicën në zgjedhje LDK dhe LVV, duhet ti kërkohet marrëveshje për mbështetje të iniciativës së dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese edhe AAK-së që i ka 14 deputet, duke përfshirë këtu edhe minoritete pa ata të komunitetit serb sepse vetëm ata do të jenë kundër shkarkimit të Hashim Thaçit dhe çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, nëse Gjykata Kushtetuese e injoron këtë nismë dhe nuk e vlerëson drejtë shkeljen kushtetuese nga ana e Thaçit, atëherë Kuvendi ka mundësi që me votat ë tij të bëjë ndryshimet e nevojshme në Gjykatën Kushtetuese, duke emëruar përbërje të re të pa varur dhe të pa ndikuar.

“Duhet shfrytëzuar të gjitha mekanizmat ligjor, kushtetues dhe fuqinë politike për të ndaluar veprimet e boshtit pan sllavistë në arritjen e këtij qëllimi i cili për pikësynimi ka rikthimin e ndikimit të Serbisë në Ballkan përmes kësaj krijesë, por shqiptarët tradicionalisht i përkasin linjës pro evropiane, perëndimore, që e kishte trasuar fillimisht Ahmet Zogu e pastaj edhe Ibrahim Rugova, dhe vetëm kjo rrugë e drejtë e vetme për integrimin e shqiptarëve në Evropë”, përfundoi Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)