Egjiptasit do ta votojnë Albin Kurtin për kreyministër

  • 12 November 2019 - 19:08
Egjiptasit do ta votojnë Albin Kurtin për kreyministër

Partia Liberale Egjiptiane do e votojë mandatarin e ardhshëm e Republikës së Kosovës.

Kjo parti sipas rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka fituar një ulëse, por Veton Berisha nga ky subjekt thotë së Partia Liberale Egjiptiane do e siguroj edhe një mandat nga rinumërimi i votave.

E këta deputetë janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë pro formimit të qeverisjes së ardhshme.

Kështu të paktën ka thënë në emisionin “Frontal” Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane.

Ai është shprehur pro qeverisë “Kurti”.

 “Ne nuk kemi qenë pengues, fatkeqësisht nëpër qeveritë e kaluara pozita jonë kurrë s’ka qenë pengues i proceseve. Kemi qenë tolerant në kërkesat tona dhe kemi leju vetëm të mos dëmtohen proceset në Kosovë. Tani as tani nuk pengojmë zhvillimin sepse brenda tij zhvillohet edhe komuniteti”, ka thënë Berisha.

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të gjashtë tetorit, ajo bashkë më partinë e dytë, Lidhjen Demokratike të Kosovës vota po takohen ti përafrojnë qëndrimet për formimin e ekzekutivit.

(Kosova Sot Online)