Vetëvendosja ankohet sepse i rrezikohen tri ulëse nëse Nisma hyn në Kuvend

  • 12 November 2019 - 19:49
Vetëvendosja ankohet sepse i rrezikohen tri ulëse nëse Nisma hyn në Kuvend

Tre deputetë të nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Alban Hyseni dhe Arta Baraliu, janë ankuar në Gjykatën Supreme të Kosovës pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kjo sepse këtyre deputetëve po u rrezikohen ulëset në Kuvend, nëse Nisma merr 6 deputetë.

Është hera e parë që ja mësyu garës për tu bërë deputet.

Madje Enver Haliti nga radhët e Vetëvendosjes fitoi mbi 7 mijë vota.

Kjo gjë bëri që në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ, Haliti të futet në listën e atyre që kanë fituar mandatin e deputetit.

Por, një vendim i PZAP-së tashmë ia ka rrezikuar seriozisht ulësen në Kuvend Enver Halitit.

Një rrezik i tillë tashmë i kanoset edhe Alban Hysenit e Arta Baraliut, që gjithashtu vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Haliti më tej thotë se PZAP edhe më herët ka marrë ankesa të tilla nga NISMA por i ka hedhur poshtë.

Sipas tij, PZAP nuk është bazuar në asnjë normë ligjore.

Edhe parti tjera do humbasin deputetë, kështu LDK, PDK dhe koalicioni AAK-PSD kanë humbur nga një deputet.

Në anën tjetër në Institutin Demokratik të Kosovës tregojnë se cilët deputetë do të mund të hynë nga koalicioni NSIMA-AKR.

E ajo parti që mund të mbes pa asnjë deputet në kuvend është Partia Socialdemokrate, pasi që kandidates, Natyra Kuqi i rrezikohet mandati.

Por Cakolli thotë se ende nuk dihen sigurt cilët deputetë  do mbesin jashtë listave.

Aktualisht në Gjykatën Supreme janë  pesë ankesa.

Këto ankesa do të shqyrtohen dhe vendosen brenda afatit ligjor prej 72 orësh nga koha e deponimit.


(Kosova Sot Online)