Instituti Hidrometeorologjik parashikon shi edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

  • 12 November 2019 - 22:04
Instituti Hidrometeorologjik parashikon shi edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e IHMK-së, po ashtu, thuhet se “të mërkurën parashihet të bie shi në pjesën e parë të ditës, ndërsa dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira kalimtare dhe me diell”.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Era do të vazhdoj të fryjë edhe gjatë ditës së mërkurë, kryesisht nëpër territore të kufizuara duke arritur shpejtësinë deri 14m/s”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)