Durim Limaj tallet keq me Bajram Hasanin për anglishten e tij

  • 12 November 2019 - 22:35
Durim Limaj tallet keq me Bajram Hasanin për anglishten e tij

Zyrtari i Nismës, Durim Limaj, njëherësh edhe djali i Fatmir Limaj ka thumbuar ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Hasani është i njohur për një rast të pakëndshëm gjatë kohës sa ishte ministër.

Në një mbledhje në Bruksel, ku pranë tij ishte edhe Durim Limaj, Hasani ishte bllokuar kur i ishte kërkuar të fliste në gjuhën angleze.

 

Me kete video te "perfaqesimit dinjitoz" te Kosoves ne takimin e Keshillit te Unionit Europian, ju uroj 10 vjetorin e Shtetndertimit. Kjo tregon me se miri se si ne vazhdojme me i promovu te paditurit edhe me na perfaqesu ne menyre amatore ne instanca me te larta diplomatike. Uroj qe kurre mos te kemi kesi lloj pervjetori jubilar me keto Qeveri qe me u krenu vetem me te arriturat e sportisteve dhe artisteve, qe ja kane dalur me forca vetanake.

Posted by Admir K. Istrefi on Saturday, February 17, 2018

“Mos më thuani që Bajrami ka mësuar anglishten”, ka thënë Limaj.

Hasani kishte lëshuar Nismën dhe kishte aderuar në AAK para zgjedhjeve.

Ai po ashtu pati një postim para disa kohëve ku kishte thumbuar vetë ish-partinë e tij.

“Pse more Valdete Daka kur i shpalli rezultatet se përmendi NISMA-në hiq?”, kishte shkruar Hasani kur ishin publikuar rezultatet përfundimtare të KQZ’së. Nisma nuk kishte kaluar pragun. 


(Kosova Sot Online)