Probleme me energjinë elektrike në Pejë, gjysma e qytetit mbetet në terr

  • 12 November 2019 - 22:46
Probleme me energjinë elektrike në Pejë, gjysma e qytetit mbetet në terr

Nga mesdita një pjesë e madhe e qytetit të Pejës, që nga Rrokaqielli dhe dhjetëra Bashkësi Territoriale kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Sipas Qendrës së thirrjeve të KEDS-it, bëhet fjalë për një avari të madhe. KEDS thotë për Njëshin se po punohet në rikthim të energjisë, megjithëse prishja ka të bëjë me rrjetin nëntokësorë i cili ka shfaqur probleme ndër vite dhe kjo e vështirëson situatën.

Nuk dihet se kur mund të rikthehet furnizimi me energji në këtë pjesë të madhe të qytetit të Pejës.

(Kosova Sot Online)