Vjen akuza e rëndë: Ja ‘loja’ që po luhet në KQZ me votat nga Serbia

  • 13 November 2019 - 07:32
Vjen akuza e rëndë: Ja ‘loja’ që po luhet në KQZ me votat nga Serbia

“Ka përpjekje për de legjitimimin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ose mos njohje të këtij rezultati nga NISMA. Po e them këtë sepse asnjëherë nuk ka ndodhur deri më tash rinumërim gati i plotë i votave për shkak të një subjekti politik. Tash ky proces po shkon nga degradimi i plote dhe zhvlerësimi”, tha Burjani për “Kosova sot Online”.

Për zhvillimet e fundit të pa pritur në KQZ lidhur me anulimin e votave të ardhura nga Serbia, pasi ato ishin përfshirë në rezultatin përfundimtar të rregullta, dhe vendimi tjetër për rinumërim, ka reaguar analisti politik dhe eksperti i legjislacionit zgjedhor, Blerim Burjani.

Sipas Burjanit, në KQZ ka filluar të luhet një lojë tjetër e rrezikshme, për shkak të kërkesave të kundërligjshme dhe presionit të partive politike për interesat e tyre.

Sipas tij, me këtë situatë të re të krijuar, përfundimisht po vërtetohet që KQZ-ja është institucion i varur e nën kontroll të politikes, dhe nuk është gardian i mbrojtjes së votës së lirë qytetare, e cila po abuzohet skajshmërisht për interesa pazare të ngushta politike.

Image
Blerim Burjani

“Zvarritja e vazhdueshme e certifikimit vjen si pasojë e presioneve të pa ndalshme degraduese të politikes, pakënaqësitë po e detyrojnë KQZ-në, dhe sidomos PZAP-në të merret me tema të vazhdueshme të ankesave, dhe vëmendje i kushtohet vetëm votës partiake por jo edhe votës së kandidatëve”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Burjani thekson se me këto lojëra po humbet tërësish jo vetëm besimi në institucionin që menaxhon zgjedhjet, por po rrezikon të humbet tërësisht edhe legjitimiteti i zgjedhjeve.

“Ka përpjekje për de legjitimimin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ose mos njohje të këtij rezultati nga NISMA. Po e them këtë sepse asnjëherë nuk ka ndodhur deri më tash rinumërim gati i plotë i votave për shkak të një subjekti politik. Tash ky proces po shkon nga degradimi i plotë dhe zhvlerësimi”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)