Shpend Maxhunit i vjen paralajmërimi i rëndë pas dorëheqjes

  • 13 November 2019 - 07:39
Shpend Maxhunit i vjen paralajmërimi i rëndë pas dorëheqjes

“Çështja e rrjedhjes së informatave nga organet dhe njerëzit kompetent gjatë hetimeve, deri në gjykim është vepër e ndaluar dhe dënimet për këtë shkojnë në dhjetëra vite, por ne nuk kemi akoma të dhëna për këtë rrjedhje. Mirëpo një fakt i pa kontestueshëm ekziston. Nga organet ku ka punuar Shpend Maxhuni ka vepra shumë të rënda të kryera e ku përgjegjësit nuk janë gjetur. Po ashtu kanë rrjedhur shumë informacione si nga Policia e Kosovës sa kohë që ishte drejtor, ashtu edhe nga AKI. Vetë aksionet në veri tregojnë se kanë rrjedhur informacionet”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Një nga arsyet për të cilat ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të AKI-së- Shpend Maxhuni, është raportuar se është edhe ajo se Maxhuni ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informatave që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj gjykate.

Sipas analistëve, Shpend Maxhuni, si njëri i besueshëm i Hashim Thaçit, dyshohet se i ka raportuar për çdo detaj Hashim Thaçit, si servil dhe i nënshtruar i tij, duke shkelur kështu ligjet në fuqi. Nëse vërtetë zbulohet një e vërtetë e tillë, atëherë Shpend Maxhuni do të rrezikon të merr dënimin më të rëndë të mundshëm që e parasheh ligji për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, në veçanti kur bëhet fjalë për një institucion sikur që është AKI. Kështu thotë edhe profesori i njohur i së drejtës, Muhamet Kelmendi, i cili nuk e përjashton fare një mundësi të abuzimit të tillë, sepse këtë e dëshmon edhe përvoja e mëhershme e Maxhunit në Policinë e Kosovës dhe shkeljet e rënda ligjore, deri te lidhjet me nëntokën.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çështja e rrjedhjes së informatave nga organet dhe njerëzit kompetente gjatë hetimeve, deri ne gjykim është vepër e ndaluar dhe dënimet për këtë shkojnë në dhjetëra vite, por ne nuk kemi akoma të dhëna për këtë rrjedhje. Mirëpo një fakt i pa kontestueshëm ekziston. Nga organet ku ka punuar Shpend Maxhuni ka vepra shumë të rënda të kryera e ku përgjegjësit nuk janë gjetur. Po ashtu kanë rrjedhur shumë informacione si nga Policia e Kosovës sa kohë që ishte drejtor, ashtu edhe nga AKI. Vetë aksionet në veri tregojnë se kanë rrjedhur informacionet”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Kelmendit, ky person dhe institucionet që ka drejtuar, përfshirë edhe AKI-në, mundë të kenë ndikuar në shumë abuzime të ndryshme lidhur me rastet e rënda të krimit, pa e përjashtuar këtu edhe abuzimin me informatat e Speciales.

“Në anën tjetër, ka shumë vepra penale të pa zgjidhura dhe të cilat nuk janë zbardhur. Por, nëse del si e vërtetë se kanë rrjedhur informacionet lidhur me hetimet e bëra nga Gjykata Speciale, kuptohet se do të zhvillohen hetimet. Por, për mua kjo nuk ka rëndësi kundruall veprave tjera brenda vendit tonë. Këtu duhet dhënë llogari”, tha profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)