Sot shi, po nesër e pasnesë? Ky është moti

  • 13 November 2019 - 08:06
Sot shi, po nesër e pasnesë? Ky është moti

Vorbulla ciklonike nga Mesdheu po zhvendoset mbi Itali, e ditën e sotme do të depërtojë në veri të rajonit

Ky ciklon gjatë ditës së sotme mbi rajon solli vransira, erëra të forta dhe të reshura shiu. Reshjet e shiut që kanë filluar orëve të pasdites, pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës, e vende-vende edhe nesër gjatë mëngjesit.

Ditëve në vijim do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Gjatë fundjavës mbetet mot i ngrohtë dhe me vransira të ndryshueshme.

13.11.2019 – Në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e shiut. Gjatë ditës mot i ngrohtë, me vransira dhe erë. Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 7-16m/s. Indeksi UV: 2.

14.11.2019 – Ngrohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje pjesërisht vranët. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s. Indeksi UV: 1.

(Kosova Sot Online)