Ferizaj: Policia në aksion, konfiskon para e fletëpagesa në një agjencion turistik

  • 13 November 2019 - 10:47
Ferizaj: Policia në aksion, konfiskon para e fletëpagesa në një agjencion turistik

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bastisur disa lokacione në Ferizaj, ku ka konfiskuar para, fletëpagesa, kompjuterë e fletore.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj, ku Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve të zhvilluara, me urdhëresë të gjykatës kompetente, ka bastisur disa lokacione, dy banesa dhe një agjencion turistik.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë konfiskuar 5000 euro para të gatshme, katër fletëpagesa me vlerë prej 115.203.46 euro, dy kompjuterë dhe katër fletore me shënime.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)