Kurti: Po i presim vendimet e Supremes, me LDK-në jemi harmonizuar 80 për qind

  • 13 November 2019 - 12:28
Kurti: Po i presim vendimet e Supremes, me LDK-në jemi harmonizuar 80 për qind

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një prononcim për media, ka folur lidhur me bisedimet që po bëhen me LDK-në për koalicionin mes dy partive për qeverisjen e ardhshme.

Kurti ka thënë se me LDK-në e kanë harmonizuar programin qeverisës mbi 80%.

“Ne kemi verdiktin e popullit dhe para se gjithash kemi krijuar një kulturë të re të formimit të qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse, kemi diskutuar për temat kemi harmonizuar programin e përbashkët qeveritar dhe ky është shtrirë në masën mbi 80% dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë”, ka thënë Kurti

Kreu i VV-së ka thënë se tani ka mbetur të diskutohet në nivel të liderëve për postet ministrore

“Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve dhe posteve të ministrive, bashkë me Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe me udhëheqjen  do të takohemi dhe do të merremi vesh sepse populli na e ka përcaktuar një gjë të tillë”, është shprehur Kurti.

Kurti ka thënë se “po presin 48 orët e Gjykatës Supreme që të marrin vendim mbi ankesat në vendimet e PZAP-së që të takohen në nivel liderësh me LDK-në”.

(Kosova Sot Online)