U gjet i vdekur në rrugë, detaje të reja për 34-vjeçarin. Dyshohet se…

  • 13 nëntor 2019 - 14:28
U gjet i vdekur në rrugë, detaje të reja për 34-vjeçarin. Dyshohet se…

Detaje te reja nga hetimet per 34-vjecarin qe u gjet i pajete ne rruge, mengjesin e sotem ne qytetin e Vlores.

34-vjecari i identifkuar si shtetasi Kreshnik Dashaj, ne njoftimin e pare te policise u tha se dyshohet te kishte gjetur vdekjen nga zemra, pasi kishte pasur probleme kardiake.

Por, pas hetimeve dhe keqyrjes ne morgun e spitalit te qytetit atij i jane konstatuar shenja te dyshimta. 

Burime per “Panorama” bejne me dije se nderkohe eshte ende duke u kryer ekspertiza. Por paraprakisht thuhet se atij i jane konstatuar shenja gjaku ne koke dhe i eshte verejtur edhe nje shenje ne shpatull.

Burimet nga morgu thone se “34 vjecari i cili u gjet i vdekur ne mengjes ka hematoma ne koke”.

Ekspertiza mjeko ligjore ende nuk ka perfunduar, por ka dyshime edhe qe i riu te mos kete nderruar jete per shkaqe natyrore.

(Kosova Sot Online)