Arrestohet një zyrtar policor në Kamenicë

  • 13 November 2019 - 15:02
Arrestohet një zyrtar policor në Kamenicë

Është arrestuar në Kamenicë një zyrtarë policor, nën dyshimet se ka kryer veprën panele kontrabandë me mallra.

Në orët e mbrëmjes së djeshme, hetuesit e IPK-së kishin pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një rast kontrabandë me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Dy të dyshuar (prej të cilëve njëri zyrtar policor) janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandë me mallra.

Dyshimet fillestare janë se të njëjtit me një automjet-furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në R. Kosovës kanë kontrabanduar mallra. Pas kontrolleve në furgon janë gjetur gjësende për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)