ASHAK-u ngushëllon Krajën për humbjen e të bijës

  • 13 November 2019 - 15:25
ASHAK-u ngushëllon Krajën për humbjen e të bijës

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), kanë dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së bijës së akademik, Mehmet Krajës, Arzanës.

Në telegram thuhet se vdekja e papritur e Arzanës ka tronditur gjithë kolektivin e ASHAK-ut.

“Vdekja e papritur e bijës suaj ka tronditur thellë gjithë kolektivin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Është kjo dhembje e madhe për ju dhe familjen, për miqtë dhe dashamirët tuaj dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe e kanë dashur Arzana Krajën, regjisore e skenariste filmi, artiste e shquar dhe e dëshmuar me vepra të vlerësuara lartë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ky telegram ngushëllimi është dërguar nga nënkryetari i ASHAK-ut,  akademik Jusuf Bajraktari.

“Duke qenë me ju dhe pranë jush në këto çaste tejet të hidhura, duke bashkëndjerë për humbjen e  madhe që ju ka gjetur, ju lutem, në emër të të gjithë anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës , të stafit drejtues e të administratës , si dhe në emrin tim personal , pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta”, përfundon ngushëllimi.

Arzana Kraja ka ndërruar jetë sot në mëngjesit e sotëm në banesën e saj në lagjen ‘Kalbaria’ të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)