U shtrua në spital me dhimbje koke e barku, 58 vjeçari shqiptar ndërron jetë! Familjarët akuzojnë doktorin

  • 13 November 2019 - 16:32
U shtrua në spital me dhimbje koke e barku, 58 vjeçari shqiptar ndërron jetë! Familjarët akuzojnë doktorin

Një 58-vjeçar nga Pojani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e qytetit të Korçës. Viktima është Telha Kelo, ndërkohë që familjarët e tij kanë deklaruar se ai ishte shtruar në spital para dy ditës pasi kishte shfaqur dhimbje koke dhe barku por është mjekuar për tëmthin.

Familjarët kanë pretenduar se 58-vjeçari ka marrë mjekim të gabuar përgjatë dy ditëve që ka qëndruar në spital.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se çështja i kaluar për hetim oficerit të policisë gjyqësore. Në një reagim spitali mësohet të jetë shprehur se familjarët mund të pretendojnë çfarë të duan, ndërsa kanë sqaruar se 58-vjeçari është shtruar urgjencë në spital dhe më pas për të janë kujdesuar 10 mjekë.


(Kosova Sot Online)