Rinumërimi i votave, KQZ thotë se do të punojnë në dy ndërrime fton partitë për të vazhduar

  • 13 November 2019 - 17:33
Rinumërimi i votave, KQZ thotë se do të punojnë në dy ndërrime fton partitë për të vazhduar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar procesi i rinumërimit të votave pas vendimti të PZAP-së.

Në një përgjigje për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se do të numërohen 1.428 vendovotime.

“Pasi e kemi marrë vendimin e PZAP-it dhe pasi kemi parë me vëmendje listën e vendvotimeve që duhet të rinumërohen, mund t’iu them se janë:

1 mijë e 428 vendvotime që do të rinumërohen gjatë ditëve në vazhdim. Pra, nga lista e PZAP-it 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së”, tha Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së ka njoftuar se do të punojnë në dy ndërrime, derisa kanë ftuar partitë politike për vëzhgim.

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të punojë në 2 ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nga 23 në 32, në mënyrë që të arrijmë që sa më shpejt të përmbyllim të gjithë këtë proces.  Për të vëzhguar procesin e rinumërimit janë njoftuar edhe subjektet politike, të cilat mund të dërgojnë nga 1 vëzhgues për secilën njësi numërimi”, tha Elezi.

(Kosova Sot Online)