Shpërthejnë ujërat e zeza në mes të Prishtinës, banorët ankesa ndaj komunës

  • 13 November 2019 - 17:54
Shpërthejnë ujërat e zeza në mes të Prishtinës, banorët ankesa ndaj komunës

Banorët në rrugën “UÇK” të Prishtinës po kanë problem me kanalizimin tash e katër ditë. Ata po thonë se askush nuk është interesuar ta sanojë këtë prishje

Ata i kanë thënë mediave  se për këtë prishje e kanë lajmëruar ujësjellësin dhe Komunën e Prishtinës, por ata nuk po ndërmarrin asgjë.

“Kanalizimi nuk punon nga e shtuna. Nuk vjen askush me intervenu. E kemi lajmëruar komunën dhe ujësjellësin por nuk kanë ardhur ende”, ka thënë një banor.

Ai ka shtuar se nga dalja e ujërave të zeza në rrugë, po kutërbon erë e keqe.

(Kosova Sot Online)