Vetëvaret pranë banesës një 57 vjeçare, policia jep detajet e para

  • 13 November 2019 - 18:05
Vetëvaret pranë banesës një 57 vjeçare, policia jep detajet e para

Një 57-vjeçare i ka dhënë fund jetës. Burime nga policia bëjnë me dije se gruaja është gjetur pa shenja jetë, e varur në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05, në fshatin Sektor-Seman, Fier.

“Dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive), shtetasja E.Sh, 57 vjeçe”, njofton policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)