“Edi Rama koka e mafias shqiptare”, kryeministri pritet me protesta në Londër

  • 13 November 2019 - 18:43
“Edi Rama koka e mafias shqiptare”, kryeministri pritet me protesta në Londër

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë në Londër.

Por është hera e dytë që Partia Demokratike në Londër dhe komuniteti i emigrantëve shqiptarë atje  e kanë pritur me protesta.

Ata janë mbledhur para hotelit ku Kryeministri po merrte pjesë në një forum ekonomik.

Kryetari i PD-së në Londër, Naim Hasani, në fjalën e mbajtur në protestë evidentoi faktin se si pasojë e varfërisë, korrupsionit dhe keq-qeverisjes, më shumë se 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre në emigracion.

“Edi Rama koka e mafies shqiptare”, shkruhej në një nga pankartat.

(Kosova Sot Online)