Shkon në tualet se nuk ndihej mirë, sjell në jetë vajzën në dyshemenë e banjës

  • 13 November 2019 - 22:36
Shkon në tualet se nuk ndihej mirë, sjell në jetë vajzën në dyshemenë e banjës

Një 23-vjeçare nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë derisa shkoi në tualet se nuk ndihej mirë dhe solli në jetë një vajzë të shëndetshme në dyshemenë e banjës.

Erin Langmaid u bë nënë dy javë më parë, kur papritur mirëpriti në jetës vajzën Isla. Gjatë gjithë kohës ajo nuk kishte pasur asnjë shenjë të shtatzënisë.

Modelja punonte me kohë të plotë dhe kishte marrë kontraceptivë deri në lindjen e foshnjës.

Ajo nuk kishte asnjë shenjë të shtatzënisë, të vjella apo rritje të barkut, deri në momentin që u ndje keq ditën kur lindi Isla.

Langmaid shkoi në banjë dhe dhjetë minuta më vonë po mbante vajzën në krah. Foshnja lindi e shëndetshme dhe peshonte 3.6 kilogramë.

“Ishte tronditja më e madhe e jetës sime,”-tha Langmaid.

Partneri i saj Dan Carty dëgjoi të bërtiturat në banjë dhe u shokua nga ajo që gjeti brenda.

“Dëgjova një ulërimë të madhe dhe vrapova atje. Hapa derën sepse isha i shqetësuar për të dhe pastaj pashë vogëlushen,”-tha Carty.

Isla lindi 37 javëshe dhe Langmaid kishte një shtatzëni të fshehtë, që do të thotë se nëna nuk e zbulon deri shumë vonë.

(Kosova Sot Online)