“Veteranët” e Kuvendit që morën dënimin me 6 tetor!

  • 14 November 2019 - 07:42
“Veteranët” e Kuvendit që morën dënimin me 6 tetor!

“Edhe kandidatët për deputet u ndëshkuan keq dhe në ketë legjislaturë nuk do t'i shohim më në Kuvend. E mira e këtyre zgjedhjeve ishte largimi i PAN-it nga pushteti, Nisma që nuk arriti të kalojë pragun dhe ndëshkimi i ish deputeteve dhe shumë ministrave aktual. Kjo tregon qe votuesi nuk është më duke votuar përmendësh, dhe as për hir të vëllait, motrës dhe kushëririt, por për partinë politike dhe kandidatin që e vlerëson se e meriton”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Derisa shumica e partive politike në vend udhëhiqen nga liderë politikë që i kanë shndërruar ato parti në prona të tyre private, sipas analistëve politikë, zgjedhjet e fundit treguan se është sovrani i votës, qytetari që din më mirë për të vlerësuar, ndëshkuar dhe diferencuar vlerën dhe anti vlerën me votën e tij, duke ndëshkuar kështu jo vetëm servilët e liderëve politikë, por edhe vetë liderët.

Kështu mendon analisti politik, Faik Krasniqi, bazuar në pasqyrën e plotë të deputetëve që do t’i kemi në legjislaturën e 7 të Kuvendit të Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar kurrë deri më tani, më mençur dhe më me kujdes se në këto zgjedhje. U pa një vetëdijesim i madh në rritje i qytetareve. Ndëshkuan parti dhe kandidate për deputet. Shume parti as pragun nuk arritën ta kalojnë”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se për nga qeverisja e keqe në të kaluarën dhe injorimi i qytetarit nga të zgjedhurit, ka pritur ndëshkim edhe më të madh për partitë në pushtet, por kësaj radhe ky ishte vetëm fillimi, pasi sipas tij, PDK mori deputet më shumë se në zgjedhjet e kaluara. E njëjta gjë ka ndodhur edhe te AAK-ja, sado që janë humbës të zgjedhjeve dhe të mbetur në opozitë.

Sikur që dihet tani, për shkak të ndëshkimit me votën e qytetarëve, jashtë dyerve të Kuvendit mbetën NISMA dhe AKR, dy levat më të fuqishme të pushtetarëve në ikje, por edhe deputet veteran të e Kuvendit, siç është Xhavit Haliti, që kishte privatizuar kryesinë e Kuvendit, që nga mandati i dytë i pas luftës e këndej.

Po ashtu është ndëshkuar edhe një garniturë e tërë e vjetër e deputetëve veteran, si Ismet Beqiri e Naser Rugova nga LDK-ja, Ismajl Kurteshi, kishte qenë deputet edhe në Legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës, pastaj Sami Kurteshi e Xhelal Sveçla nga LVV-ja, Hajdar Beqa nga PDK-ja, Ahmet Isufi veteran i AAK-së dhe Muharrem Nitaj, Visar Ymeri deputet në dy mandate, me LVV-në dhe më pastaj i ikur në PSD, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu, tani të ndëshkuar komplet sikur që u ndëshkua PSD-ja e Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut dhe NISMA e Fatmir Limajt.

Sipas Faik Krasniqit, ndëshkimi i kandidatëve “veteranë” për deputet është një fillim i mirë për ristrukturim të Kuvendit, por edhe të vetë partive politike si proces reformator.

“Edhe kandidatët për deputet u ndëshkuan keq dhe në ketë legjislaturë nuk do t'i shohim më në Kuvend. E mira e këtyre zgjedhjeve ishte largimi i PAN-it nga pushteti, Nisma që nuk arriti të kalojë pragun dhe ndëshkimi i ish deputeteve dhe shumë ministrave aktual. Kjo tregon qe votuesi nuk është më duke votuar përmendësh, dhe as për hir të vëllait, motrës dhe kushëririt, por për partinë politike dhe kandidatin që e vlerëson se e meriton”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)