Prishtinasi e rreh ish-gruan, e bën për spital

  • 14 nëntor 2019 - 09:27
Prishtinasi e rreh ish-gruan, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një grua ka raportuar në polici, ish-burrin e saj pasi që ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas njoftimit të viktimës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, derisa, viktima ka pranuar lëndime trupore dhe ajo ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, shkruhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)