Studenti hap zjarr ndaj shokëve të klasës, vret njërin prej tyre pastaj edhe veten, ka edhe disa të plagosur

  • 14 nëntor 2019 - 09:29
Studenti hap zjarr ndaj shokëve të klasës, vret njërin prej tyre pastaj edhe veten, ka edhe disa të plagosur

Të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën pasi një student 19-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të tij të klasës – dhe më pas vrau veten – në një kolegj në qytetin e Lindjes së Largët të Blagoveshchensk të Rusisë.

Sipas mediave ruse, përcjell  media, i armatosur me një armë gjahu, sulmuesi hapi zjarr në klasën e tij, duke plagosur rëndë disa persona.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi nuk pranoi të dorëzohej dhe ia ktheu armën vetes.

 “Trupat e dy personave, përfshirë sulmuesin, u zbuluan në vendngjarje”, ka konfirmuar policia. “Tre persona u plagosën në të shtënat në një kolegj”, ka thënë ministria lokale e shëndetësisë më parë.

Zona thuhet se është rrethuar nga policia dhe hetuesit po tentojnë të përcaktojnë motivet e sakta të sulmit.

Megjithatë, sipas raporteve fillestare, deri tek sulmi mund të ketë ardhur nga një zënkë dhe armiqësi personale midis shokëve të klasës.

Raporte të tjera të pakonfirmuara pretendonin se sulmuesi ishte larguar nga klasa për shkak se ishte vonë – por më pas u kthye me armë dhe hapi zjarr.

(Kosova Sot Online)