Heldt: Ka mungesë të shkathtësive të punës – të rinjtë të fokusohen në trajnime profesionale

  • 14 November 2019 - 12:47
Heldt: Ka mungesë të shkathtësive të punës – të rinjtë të fokusohen në trajnime profesionale

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt u ka bërë thirrje të rinjve kosovarë që të fokusohen më shumë në trajnimin profesional, pasi një gjë e tillë siguron një të ardhme më të qëndrueshme të Kosovës.

Diplomati gjerman në certifikimin e pjesëmarrësve të projektit nga aktivitetet “Kërkues i Mundësive” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”,  tha se nuk duhet të gjithë fokusohen në nivelin akademik dhe se për të sjellë investitorë në Kosovë duhet të krijohen mundësi të reja punësimi.

Nga organizata GIZ, që e ka përkrahur këtë projekt, Julia Becker tha se të rinjtë duhet të zbulojnë mundësitë në tregun e punës, por duhet t’u krijohen kushte, teksa shtoi se ky projekt do t’iu ofrojë mundësi atyre  për të kuptuar avantazhet e tyre për punë.

(Kosova Sot Online)