Spiuni rus, ndizet alarmi për Kosovën: Paralajmërohet rreziku i madh

  • 14 November 2019 - 13:57
Spiuni rus, ndizet alarmi për Kosovën: Paralajmërohet rreziku i madh

“Duke pasur parasysh rrezikun që paraqet,për vendin tonë,do të ishte shumë e natyrshme dhe veprim tepër urgjent e i domosdoshëm që pas dështimeve të njëpasnjëshme të paktën tani të mobilizohet maksimalisht tërë politika dhe diplomacia kosovare për ta kundërshtuar me vendosmëri emërimin e ish spiunit rus, Alexei Vladimiroviq Kondratiev, për përfaqësues special të Komisionit Evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Gazeta e njohur gjermane “Bild” , ka raportuar për një skandal në të cilin mund të përfshihet institucioni i Këshillit të Evropës me seli në Strasburg, ku është një tentativë që KE të vendosë për përfaqësues Special për dialogun Kosovë–Serbi, duke propozuar të zgjidhjet një ish-spiun që i kishte shërbyer Rusisë në të kaluarën dhe kishte qenë i angazhuar në Kosovës që në ditët e para të pas luftës, në kuadër të kontingjentit ushtarak rus të KFOR-it.

Bëhet fjalë për Alexei Kondratiev, për të cilin gazeta gjermane ngre pikëpyetje se ai mund të emërohet i dërguar special për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Në këtë shkrim përmendet një mbledhje e “Komitetit për Politikë dhe Demokraci” të Këshillit të Evropës ku ishte diskutuar për zgjedhjen e një “raportuesi” për Kosovën.

Ky raportues do të ketë detyrë për të informuar Këshillin e Evropës lidhur me zhvillimet demokratike dhe mbi të gjitha për konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për ta bërë këtë janë përzgjedhur gjermani, Peter Meyer, nga CDU, një holandez dhe rusi Alexei Kondratiev (48 vjeç).

Siç shkruan Bild, Kondratiev ka qenë anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa që nga qershori 2019 është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë. Kondratiev ka qenë anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) deri në vitin 2010, ndërkohë ka qenë në Kosovë në periudhën 1999-2001 si pjesë e shërbimit ushtarak rus. Po ashtu, siç shkruan Bild, ai asnjëherë nuk e ka mbajtur sekrete qasjen e tij kundër Kosovë dhe qëndrimin pro Serbisë.

E analistët politikë kërkojnë që kundër këtij të propozuari si përfaqësues për Kosovën, duhet urgjentisht të reagojnë dhe kundërshtojnë krerët e institucioneve të Kosovës dhe partitë politike, ngase emërimi i tij eventual në këtë pozitë, do të jetë më pasoja të pa riparueshme për të ardhmen e Kosovës.

Këtë shqetësim e ngre analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Duke pasur parasysh rrezikun që paraqet, për vendin tonë, do të ishte shumë e natyrshme dhe veprim tepër urgjent e i domosdoshëm që pas dështimeve të njëpasnjëshme të paktën tani të mobilizohet maksimalisht tërë politika dhe diplomacia kosovare për ta kundërshtuar me vendosmëri emërimin e ish spiunit rus, Alexei Vladimiroviq Kondratiev, për përfaqësues special të Komisionit Evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri ka thënë se ish-spiun rus si Kondratiev që i kishte shërbyer Rusisë dhe Serbisë, fare lehtë mundë ta merr mbështetjen, nëse nuk reagojnë me kohë dhe fuqishëm institucionet dhe spektri politik i Kosovës.

“Pra çështja është shumë serioze sepse në shkrimin në të cilin përmendet një mbledhje e “Komitetit për Politikë dhe Demokraci” të Këshillit të Evropës ku ishte diskutuar për zgjedhjen e një “raportuesi” për Kosovën bëhet fjalë pikërisht për Alexei Vladimiroviq Kondratiev, për të cilin gazeta gjermane ngre pikëpyetje se po ky pjesëtar i lart i shërbimit sekret të Rusisë,mund të emërohet i dërguar special për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Ky raportues do të ketë për detyrë për të informuar Këshillin e Evropës lidhur me zhvillimet demokratike dhe mbi të gjitha për konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo siç shkruan Bild, Vladimiroviq Kondratiev përveç se ishte anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa që nga qershori 2019 është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë, ai ka qenë edhe anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) deri në vitin 2010”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”. 

“Qëndrimi i tij i njohur pro serb dhe përvoja e kaluar e angazhimit të tij në Kosovë në periudhën 1999-2001, ku dhe është plagos në rrethana të pasqaruara, në një klub nate në Prishtinë, si pjesë e shërbimit ushtarak rus, i cili, e bënë akoma më të pa pranueshëm për palën kosovare angazhimin e tij në këtë pozitë, sepse paraprakisht dihet që do ta shfrytëzon mundësinë që përsëri ti mbaj anën interesit të Serbisë”, përfundon Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)