Podujevë: Lëndohen dy persona në vendin e punës

  • 14 November 2019 - 14:05
Podujevë: Lëndohen dy persona në vendin e punës

Mëngjesin e sotëm, dy persona janë lënduar në vendin e tyre të punës në Podujevë

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia sot rreth orës 09:00 ka pranuar informacion se dy punëtorë janë lënduar në vendin e tyre të punës në Podujevë. Të lënduarit fillimisht janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujeve, e më pas janë transferuar në QKUK” ka thënë Kransiqi.

Krasniqi ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe Inspektorati i Punës.

(Kosova Sot Online)