Mustafa: Drejtori i AKI-së duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm

  • 14 November 2019 - 14:58
Mustafa: Drejtori i AKI-së duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm.

Mustafa ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje kalimtare që do të siguronte që personi që do të vijë në vend të Shpend Maxhunit të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm. 

“Ligji parasheh afatet. Por mendoj se do duhej  të gjendet një zgjidhje kalimtare e cila siguron që Kryeministri i ardhshëm së bashku me Presidentin të zgjedhin drejtorin e ri”, ka deklaruar Mustafa.

Ndryshe, Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga pozita e Drejtorit të AKI’së më 6 nëntor.

Dorëheqja e Maxhunit u konfirmua nga kryeministri në detyrë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kam pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare”, kishte shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)