800 mijë euro pajisje të reja, për sallat operative në QKUK dhe në 4 spitale

  • 14 November 2019 - 15:09
800 mijë euro pajisje të reja, për sallat operative në QKUK dhe në 4 spitale

Klinikat kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 4 spitalet e përgjithshme, i Gjakovës, Pejës, Mitrovicë dhe Ferizajt janë pajisur me tavolina dhe me llamba operative.

Vlera e këtyre furnizimeve për salla operative është rreth 800 mijë euro,

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, me këtë rast, tha se furnizimi i sallave të operacionit në QKUK dhe në spitale po bëhet me qëllim që të ofrohen kushte sa më të mira dhe sa më moderne për punë.

Ai theksoi se ky furnizim përfshinë tavolina dhe llamba operative për të gjitha sallat kirurgjike në QKUK dhe 4 spitale të përgjithshme në kuadër të projektit për modernizim të sallave operative.

Drejtori Sejdiu, njoftoi se kjo është mundësuar nga kursimi i buxhetit, ndërsa specifikimi teknik i pajisjeve është bërë nga ekspertë të Bankës Botërore, në Gjenevë.
Vlera për QKUK-në për pajisje është 538, 700 euro, përderisa për spitalet 261 mijë euro.

Ky është vetëm një nga kontingjentet e furnizimeve me pajisje mjekësore të bërë këtë vit nga SHSKUK-ja, e cila po investon rreth 6 milionë euro për pajisje mjekësore.

(Kosova Sot Online)