Vijnë akuza të rënda për KQZ-në: Ky është skenari që është përgatitur, Albin Kurti...

  • 14 November 2019 - 18:08
Vijnë akuza të rënda për KQZ-në: Ky është skenari që është përgatitur, Albin Kurti...

“KQZ-ja ka filluar të bëhet e bezdisshme me numërim dhe rinumërim të votave. Me ndihmën e KQZ-se ja arritën qëllimit për ta futur Nismën dhe AKR-në në Kuvend, zhvatësit më të mëdhenj në Kosovë. E gjitha kjo po bëhet për t'i prishur matematikat e një koalicioni mes LVV dhe LDK-së”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse është pritur shumë që pas numërimit përfundimtar dhe disa rinumërimeve të votave që u zhvilluan me vendime të ndryshme të KQZ-së, do të ndodhë certifikimi dhe hapja e rrugës për krijimin e institucioneve të reja mbi bazën e atij rezultati.

Por sipas analistëve, në KQZ ka filluar të luhet një lojë tjetër e rrezikshme, ku tani me vendimin për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, të cilat prodhuan skandal kinse ishin të helmuara, por u proceduan të rregullta,

Sipas analistëve, në KQZ dhe në PZAP po vazhdon të luhet me pa kufi odiseada tendencioze e zvarritjes së certifikimit të zgjedhjeve të përgjithshme, me lojërat dhe ankesat e pa kufijshme të partive politike për rezultatin zgjedhor. 

Me këtë situatë të re të krijuar, analistët theksojnë se përfundimisht po vërtetohet që KQZ-ja është institucion i varur dhe nën kontroll të politikes, dhe nuk është gardian i mbrojtjes së votës së lirë qytetare, e cila po abuzohet skajshmërisht për interesa pazare të ngushta politike.

Image
Faik Krasniqi

“KQZ-ja ka filluar të bëhet e bezdisshme me numërim dhe rinumërim të votave. Me ndihmën e KQZ-se ja arritën qëllimit për ta futur Nismën dhe AKR-në në Kuvend, zhvatësit më të mëdhenj në Kosovë. E gjitha kjo po bëhet për t'i prishur matematikat e një koalicioni mes LVV dhe LDK-së”, tha analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, këto zhvillime të pa pritura, kanë qenë më kohë skenar i menduar dhe i mirë planifikuar për ta arritur këtë qëllim.

“Gjithçka e planifikuar. PZAP i shpall të pa vlefshme mbi tre mijë votat e ardhura me poste nga Serbia, shumica apo pothuajse të gjitha votat për Listën serbe. Kjo e fundit bën gjoja një reagim të "ashpër" kundër KQZ-se, por nuk ushtron ankesë. Këtu shihet se të gjithë janë bashkë kundër ndryshimit të pushtetit. Ndryshimin nuk e duan, sepse janë mësuar për dy dekada që të zhvatin sa më shumë. Hajna të pa skrupullt”, shtoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Faik Krasniqi thotë se ky skenar u përgatitë pas deklaratës së Albin Kurtit për masat që do të ndërmerr në sektorin e shëndetësisë, si qeveri për të vendosur rend, rregull dhe përgjegjësi etike e profesionale. 

“Atë ditë kur reaguan mjekët të cilët mbajnë nga disa vende të punës, pas deklaratës se Albin Kurtit se do të duhet të zgjedhin mes privatit dhe publikut, e kam kuptuar që loja do të vazhdoje deri sa të ja arrijnë qëllimin. Në Kosovë zinxhiri i hajnisë dhe krimit është i gjatë. Në atë zinxhir janë të lidhur me mijëra, duke filluar nga politikanët, mjekët, biznesmenët, gjykatësit, prokurorët etj. Po u këput ai zinxhir, të gjithë bien, të gjithë përtokë. Prandaj këta do bëjnë çmos që ai zinxhir mos të këputet”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

“Nëse këputet ai zinxhir, ky vend dhe ky popull do të shpëtoj, prandaj akoma ka besim që Albin Kurti me koalicionin me LDK-në do ta kalojnë edhe këtë sfidë që ta shkëpusin këtë zinxhir të krimit, dhe nëse e bënë një gjë të tillë, Kurti si kryeministër, vërtetë do të bëhet hero i gjallë i këtij vendi”, përfundoi analisti politik, Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)