Lista Serbe takohet me Richard Grenell në Berlin

  • 14 nëntor 2019 - 20:34
Lista Serbe takohet me Richard Grenell në Berlin

Lista Serbe udhëton për Berlin për ta takuar Richard Grenell, analistët  thonë se Lista Serbe do jetë fytyra e Vuçiqit në Kosovë

Nga zgjedhjet e gjashtë tetorit dolën me 57 mijë vota.

Por Lista Serbe nuk po shihet si aleat për qeverisjen eventuale “Kurti”.

Vetë partia që e drejton Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje nuk e sheh si të mundshëm një koalicion me këtë subjekt.

Por Lista Serbe këtë të enjte ka udhëtuar për në Berlin për tu takuar me të dërguarin e presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell.

Grenell do i mirëpret këta në ambasadën amerikane në Gjermani.

E media ka tentuar të flas më anëtarët e Listës Serbe mirëpo të njëjtit kanë qenë të pa qasshëm.

Megjithatë për mediat serbe kanë thënë se qëllimi i kësaj vizite është mundësia e përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë e re.

Po ashtu temë e këtij takimi do të jetë edhe rinisja e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Ndërkohë, analisti politik, Agon Maliqi  vlerëson se pala amerikane po përfshihet në fazën e fundit të dialogut për ti shmangur pengesat që mund të rrjedhin në fazën finale të bisedimeve.

Më tej Maliqi thotë se. Kurti tashmë ka filluar të zbusë qëndrimin kundërshtues karshi Listës Serbe.

 

(Kosova Sot Online)