Berisha sulmon Dvoranin: Skllav i krimit, ka 100 milionë euro pasuri që nuk i justifikon dot

  • 14 November 2019 - 21:08
Berisha sulmon Dvoranin: Skllav i krimit, ka 100 milionë euro pasuri që nuk i justifikon dot

Në studio me Mirela Milorin, ish kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta drejt kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.

Sipas Berishës, Dvorani është njeri pa dinjitet dhe e futi gjykatën Kushtetuese në një krizë të turpshme.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Berisha: U vu se gjithë problemi është këtu, u vu në krye të KED një njeri i shquar për një amoralitet total profesional. Njeri pa dinjitet dhe pa karakter se në origjinë të kësaj që ndodh është zbatimi i urdhërave që ia bën dhe e futi vendin në një krizë të turpshme. E bëri me një zotim me Edi Ramën që t’ja marrim Ilir Metës kandidatin. Atëherë si duhet të arrinim këtu. Në shtator, nga 21 shtatori deri në 7 nëntor ky skllav i krimit që quhet Dvoran, ka 100 milionë që nuk i justifikon, ka marrë apartamente dhe miliona eruo nga Telekom ky indivd që është në kundërshtim me Kushtetutën se nuk është magjistrat merr përsipër me bërë kurthet e shtetit. Erdhi në KED, në kundërshtim me ligjin, me një tagër që se meritonte kurrë se nuk kalonte vettingun.

Milori: Vetingun e kanë ndërkombëtarë?

Berisha: Pse ca janë ndërkombëtarët engjëj?

Milori: Edhe Meta mbrëmë ishte i shpër me ndërkombëtarët

Berisha: Por ëngjëj nuk janë.

Milori: Të korruptuar ka patur?

Berisha: Po absulutisht ka patur me shumë raste që i kanë dënuar qeveritë e tyre

Milori: Por që kanë punuar kundër interesve të Shqipërisë?

Berisha: Këto janë probleme të ndryshme.


(Kosova Sot Online)