Denoncimi i rëndë: Drejtësia kosovare e kapur nga pushtetarët dhe nëntoka kriminale

  • 15 November 2019 - 07:43
Denoncimi i rëndë: Drejtësia kosovare e kapur nga pushtetarët dhe nëntoka kriminale

“Sistemi i kalbur dhe i kapur nga nëntoka kriminale bashkë me pushtetarët e inkriminuar deri te kreu i shtetit, me ngritjen e aktakuzave te përditshme, po bëjnë fushatë të pa sinqertë dhe përpjekje farse kinse po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, në përpjekjet e fundit të tyre për përmirësimin e imazhit të humbur skajshmërisht në mandatin e fundit qeverisës, pikërisht për shkak të dështimeve të mëdha në luftimin e krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë në këto dy dekadat e pas luftës dhe 12 vjetëve të pas pavarësisë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët e politikës po e shohin jo serioze praktikën e raportimit jo transparent dhe të pa specifikuar në raste të veçantë të prokurorisë së shtetit, lidhur me publikimin e të ashtuquajturave raporte ditore për numrin e aktakuzave që ngritën për raste të ndryshme nga prokuroritë në nivel vendi, nga ato themeloret e deri në ndonjë rast të rrallë edhe në Speciale.

Analisti politik, Florim Zeqa konsideron se kjo mënyrë veprimi me publikim të raporteve të thata statistikore, pa shpjeguar rastet e veçanta të karakterit dhe peshës specifike, nuk është gjë tjetër veç se improvizim dhe përpjekje për të mbuluar dështimin e plotë të funksionimit të drejtësisë së pavarur në këto dy dekada, e sidomos të 12 vitet e pas luftës.

Image
Florim Zeqa

“Ata që për tre mandate në qeverisjen e vendit, nuk arritën të përmbushin asgjë nga premtimet dhe obligimet ligjore për luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar, tani kur ka perënduar dielli për ta, tani në mënyrë të paturpshme e bombardojnë opinionin publik në baza ditore me raporte kinse për ngritjen e aktakuzave të reja, pa i specifikuar ato brenda 24 orësh, e që numri i tyre shkon deri në 100 të tilla, ku përfshihen me dhjeta e qindra persona të akuzuar”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje ai vlerëson se veprime të tilla bëhen vetëm kur një institucion gjendet para dështimit të plotë, dhe tani sillet sikur i mbyturi që mundohet të mbahet për një fije kashte, e kjo nuk mundë të arrihet.

“Sistemi i kalbur dhe i kapur nga nëntoka kriminale bashkë me pushtetarët e inkriminuar deri te kreu i shtetit, me ngritjen e aktakuzave te përditshme, po bëjnë fushatë të pa sinqertë dhe përpjekje farse kinse po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, në përpjekjet e fundit të tyre për përmirësimin e imazhit të humbur skajshmërisht në mandatin e fundit qeverisës, pikërisht për shkak të dështimeve të mëdha në luftimin e krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë në këto dy dekadat e pas luftës dhe 12 vjetëve të pas pavarësisë”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Përtej dështimin, Zeqa konsideron se sjellja e tillë, është abuzim i orkestruar i sistemit të drejtësisë nga politika për interesa afatshkurtra dhe asgjë më tepër, njësoj sikur që abuzohet me premtime në fushatë zgjedhore.

“Abuzimi i pushtetarëve në largim me sistemin e drejtësisë, gjegjësisht sistemin prokuroria, për më tepër se lojë, ngjason një fushate mashtruese zgjedhore të partive politike, që posa e marrin mandatin politik, gjegjësisht pushtetin i harrojnë të gjitha premtimet elektorale. Lënia në harresë të plotë për 12 vite rresht dhe përkushtimi ekstrem i pushtetarëve në largim për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e dëshmon hipokrizinë dhe mashtrimin, jo seriozitetin dhe paaftësinë e qeverisjes me vendin”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)