Goditet në kokë gjatë protestave, vdes i moshuari

  • 15 November 2019 - 09:14
Goditet në kokë gjatë protestave, vdes i moshuari

Një burrë ka vdekur gjatë protestave në Hong Kong pasi u godit në kokë gjatë përleshjeve midis mbështetësve të qeverisë dhe protestuesve.

Zyrtarët thanë se 70-vjeçari, i cili punonte si pastrues, ishte në një pushim dreke nga puna kur u godit nga objektet e forta të hedhura nga rebelët me maskë të mërkurën.

Video e publikuar në mediat sociale tregon dy grupe që hedhin tulla drejt njëri-tjetrit përpara se burri të binte në tokë pasi u godit në kokë.

Një oficer tha për SCMP se i moshuari nuk ishte i përfshirë në protestë. Ai vdiq të enjten në spital.

Sekretarja e Drejtësisë, Teresa Cheng u lëndua rëndë, thanë zyrtarët e Hong Kong.

Kina dënoi me forcë incidentin dhe bëri thirrje për një hetim të plotë.

Hong Kongu po përballet me më shumë se pesë muaj trazira politike.

(Kosova Sot Online)