VV i përgjigjet Nismës: Vëzhguesit e tyre bëjnë ngacmime seksuale në QNR

  • 15 November 2019 - 10:55
VV i përgjigjet Nismës: Vëzhguesit e tyre bëjnë ngacmime seksuale në QNR

Anëtari i VV-së, Alban Krasniqi i është kundërpërgjigjur akuzave të Nismës, duke thënë se kjo parti ka sjellur llumin e saj në QNR dhe po i ngacmojnë seksualisht vëzhgueset.

Krasniqi përmes Facebook-ut ka thënë se KQZ duhet të reagojë pasi Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nuk është Han i Fatmir Limajt.

“Kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive.Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash.KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt”, ka shkruar Krasniqi.

Nisma Socialdemokrate ka akuzuar Vetëvendosjen se anëtarët e saj në KQZ, Nazlie Bala dhe Adnan Rrustemi po kërcënojnë dhe shantazhojnë vëzhguesit në QNR duke ndërhyrë në vlefshmërinë e fletëvotimeve.

(Kosova Sot Online)