Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë

  • 15 November 2019 - 11:44
Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se gjatë ditës së djeshme është zhdukur një vajzë në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, një nënë ka lajmëruar se vajza e saj është larguar nga shtëpia që nga 11 nëntori dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Me datën14.11.2019 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj viktima femër K/Shqiptare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)