Hyjnë në këmbimore, pa u munduar fare hajnat marrin komplet kasafortën me të gjitha paratë brenda

  • 15 November 2019 - 12:13
Hyjnë në këmbimore, pa u munduar fare hajnat marrin komplet kasafortën me të gjitha paratë brenda

Dje në Gjilan, tre persona të maskuar kanë vjedhur kasafortën me para në një këmbimore.

Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre persona të maskuar me përdorim të forcës kanë depërtuar në këmbimoren e tij dhe kanë vjedhur kasafortën me para.

Në kasafortë sipas ankuesit ka pasur monedha të valutave të ndryshme dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për rastin është informuar prokurori.

(Kosova Sot Online)