Djali nga Obiliqi e pranoi para policisë se e dhunoi një vajzë, tha se ishin në lidhje dashurie
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në Obliq pasi i njejti dyshohet se e ka dhunuar seksualisht një vajzë, të dy të komunitetit ashkali.
I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka pasur lidhje dashurie me viktimën.
Me vendim të prokurorit i njejti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Me datën14.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër K/Ashkalike. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kishte pasur lidhje dashurie me viktimën. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.
(Kosova Sot Online)