Ky është i ftuari i radhës nga Specialja

  • 15 November 2019 - 13:05
Ky është i ftuari i radhës nga Specialja

Po vazhdon vala e të ftuarve nga Gjykata Speciale.

Pas Sejdi Berishës nga Kijeva e Malishevës, i ftuari i radhës është Nevzat Kryeziu nga Suhareka.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

‘’Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, edhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtriut’’, deklaroi Gucati.

Kjo është ftesa e dytë brenda kësaj dite që ka dërguar Specialja.

(Kosova Sot Online)