‘Shpërthen” ish kreu i AKK-së, ky është paralajmërimi i tij

  • 15 November 2019 - 14:20
‘Shpërthen” ish kreu i AKK-së, ky është paralajmërimi i tij

“Nga rasti “ Dehari” në Kosovë gjithçka është e mundshme. Nëse në një shtet ndodhë diçka jo ligjore dhe nuk zbulohet, atëherë dihet se këtu vet shteti, nomenklatura në pushtet, e ka bëre për interesa të veta. Të gjitha këto spekulime, jo veç për zarfe, por për shumë gjera tjera, janë pjesë e krimit të organizuar nga strukturat shtetërore”, tha Preteni për Kosova Sot Online.

Gjithçka që ndërlidhet me procesin zgjedhor të 6 tetorit të këtij viti për Kuvendin e Kosovës po i afrohet fundi.

Tanimë opinioni publik është në pritje vetëm për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, dhe hapjen e rrugës për marrëveshjen finale mes partive politike për formatin e koalicionit dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Mirëpo enigma e pa zgjidhur e këtyre zgjedhjeve, mbetet zbardhja e të vërtetës rreth atyre zarfeve të helmuara që e ngritën në këmbë jo vetëm skenën politike dhe qytetarët e Kosovës, por ngallën reagime dhe shqetësime edhe përtej kufijve të vendit.

Prokuroria e shtetit vazhdon të mos e tregoj të vërtetën se ku kanë shkuar ato mostra për ekspertizë laboratorike të “zbulimit të helmit”, kurse asnjë parti politike tani nuk e nge këtë çështje, dhe nuk kërkon shpjegim nga Prokuroria se cili është fati i atyre hetimeve-analizave, janë kthyer ato apo jo.

Eksperti i fushës së të drejtës, ish kreu i Agjencionit Anti Korrupsion në Kosovë, Hasan Preteni, duke analizuar hollësisht të gjitha zhvillimet e kohëve të fundit që po e përcjellin drejtësinë kosovare dhe politikën, konsideron se jo vetëm rasti i zarfeve të helmuara, por gjithçka në këtë shtet pa sundim të ligjit dhe të kapur nga mafia e krimi i organizuar, po inskenohet dhe po manipulohet në kupolën e kriminalizuar të shtetit.

Image
Hasan Preteni

“Nga rasti “ Dehari” në Kosovë gjithçka është e mundshme. Nëse në një shtet ndodhë diçka jo ligjore dhe nuk zbulohet, atëherë dihet se këtu vet shteti, nomenklatura në pushtet, e ka bëre për interesa të veta. Të gjitha këto spekulime, jo veç për zarfe, por për shumë gjera tjera, janë pjesë e krimit të organizuar nga strukturat shtetërore”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se është pikërisht rasti i Astrit Deharit, që më së miri e dëshmon pse nuk funksionon sistemi i drejtësisë, hetuesia dhe gjyqësori i Kosovës.

“Hetimet rreth rastit Dehari do të zbulojnë më së miri shkaktarin e mos funksionimit të sistemit. Kosova po lëngon në këtë drejtim, nuk ka sistem shtetëror që funksionon për të mirën e përgjithshme. Gjithçka është klanore dhe për interesa të një pjese të shoqërisë”, shtoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, ai beson se kupola e krimit ka filluar të rrënohet para formimit të qeverisë së re, duke filluar nga AKI-ja.

”Dorëheqja e Shpend Maxhunit dhe shumë dorëheqje apo largime të tjera do të mundësojnë ardhjen në detyra shtetërore të njerëzve të pastër qe do të fillojnë nga e para. Pastrim tereni dhe veprime ligjore. Do të biem akoma më shumë në depresion kur të kuptojmë se ku kemi jetuar dhe çfarë strukture na ka udhëhequr. Dhe për këtë uroj të mos presim gjatë”, përfundoi eksperti i së drejtës, Hasan Preteni për ”Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)