Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në Podujevë, ku mbeti i vdekur një person

  • 15 November 2019 - 15:34
Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në Podujevë, ku mbeti i vdekur një person

Një person ka mbetur i vdekur e dy të tjerë kanë marrë lëndime nga një aksident në Lluzhan të Podujevës. Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë,  Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfiksave. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vend ngjarje ka  konstatuar  se një person ka ndërruar  jetë. Dy  persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të perfshira dy automjete”, ka thënë Krasniqi.

Media iu sjell pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.

(Kosova Sot Online)