Ndeshja Kosovë-Angli, ambasada britanike u tregon anglezëve se do të mirëpriten në Kosovë

  • 15 November 2019 - 17:48
Ndeshja Kosovë-Angli, ambasada britanike u tregon anglezëve se do të mirëpriten në Kosovë

Të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do të zhvillojë ndeshjen e saj të fundit kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian 2020.

E për këtë ndeshje historike, në Kosovë është përgatitur një mikpritje e ngrohtë për të gjithë tifozët anglez që do të udhëtojnë drejt Prishtinës për të parë kombëtaren e tyre.

Një gjë e tillë i ka rënë në sy edhe ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, e cila ka bërë një thirrje për tifozët anglez që do të udhëtojnë për në Prishtinë. 

“ Thirrje për të gjithë tifozët e Anglisë që udhëtojnë për Prishtinë për ndeshjen e të dielës Kosovë-Angli. Një mirëseardhje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vendin e famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësor. Kënaquni, bëni shok dhe shijoni ushqimin e mrekullueshëm, dhe natyrisht futbollin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 

Calling all England fans travelling to Pristina for the #KOSENG match on Sunday! A warm welcome awaits you in Kosovo, a...

Posted by British Embassy, Pristina on Friday, November 15, 2019

(Kosova Sot Online)