Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

  • 15 November 2019 - 18:34
Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Në fundjavë mbetet mot i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Të hënën në mëngjes priten reshje të dobëta shiu

Rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojnë të sjellin mot të butë mbi vendin tonë edhe gjatë ditëve të fundjavës, bën të ditur Prishtina Weather.

“Ndërkohë në Mesdheun perëndimor po depërton një ciklon nga Afrika veriore, që pritet të sjellë vranësira të ndryshueshme në ditët e fundjavës, e mëngjesin e ditës së hënë me kalimin e sistemit frontal të këtij cikloni priten reshje të dobëta shiu”, njofton shërbimi i meteorologjisë.

Sipas PW, nëpër ultësira vende-vende ka mundësi për formim të mjegullave/mjegullinave, ndërsa vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe do të zbresin edhe në vlera të mira, e orëve të mbrëmjes do të rriten edhe në të pashëndetshme. 

Parashikimi për datat 16-20 nëntor:

16.11 – Butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

17.11 – Butë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.

18.11 – Në mëngjes vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Ditën intervale më të gjata me diell.

19.11-20.11 – Ditën e martë butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Të mërkurën, kryesisht vranët, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

Edhe gjatë kësaj periudhe temperaturat e ajrit mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse me tendencë të rënies së lehtë. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 8C, e maksimalet nga 14C deri në 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.

Image

(Kosova Sot Online)