Mbështetja për Macronin në Francë bie në 36 për qind

  • 15 November 2019 - 21:49
Mbështetja për Macronin në Francë bie në 36 për qind

Sipas një studimi të kryer nga Instituti BVA për “Orange”, RTl dhe “LaTribune”, për presidentin francez, Emanuel Macron ka një rënie të lehtë në indeksin e vlerësimit në muajin nëntor me 36% të opinioneve në favor të tij (minus një pikë), e ndërsa në anën tjetër për kryeministrin Edouard Philippe, ka një pikë shtesë duke arritur në kuotën 41%.

Pothuaj 64% e personave të intervistuar kanë një mendim negativ për kryetarin e shtetit dhe 58% për kryeministrin. Për 61%, Macron vepron “sipas momentit”, ndërsa 38% mendojnë se ”ai e di se ku po shkon”.

Të paktën 57% e francezëve besojnë se Macron dhe qeveria nuk do të marrin rezultate pozitive në fund të periudhës 5-vjeçare të qeverisjes, pra në vitin 2022.

(Kosova Sot Online)