Vazhdon rinumërimi/Janë kryer 233 nga 1428 vendvotime

  • 15 November 2019 - 22:27
Vazhdon rinumërimi/Janë kryer 233 nga 1428 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 1428 vendvotimeve.

Këto vendvotime në rinumërim kanë shkuar me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve pritet të zgjasë më shumë se 3 javë dhe kështu vonon certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja.

Deri në orën 16:00 të ditës së premte, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka arritur në 233 sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Njohësit e çështjeve politike kanë theksuar se vonesat dhe zvarritjet e tilla mund të përkeqësojnë gjendjen aktuale politike në Kosovë.

Ata kanë konstatur se vakuumi institucional në Kosovë më së paku i kontribon situatës politike në të cilën gjendet Kosova përballë sfidave të mëdha.

(Kosova Sot Online)