Serbia armatoset rëndë nga Rusia, eksperti i sigurisë tregon skenarin serb

  • 16 November 2019 - 07:38
Serbia armatoset rëndë nga Rusia, eksperti i sigurisë tregon skenarin serb

“Armatosja e Serbisë nga Rusia është dëshmi e vazhdimësisë së lidhjeve në mes të këtyre vendeve. Serbia edhe njëherë po dëshmon për lidhjet që më të forta i ka me Rusinë se sa me perëndimin. Është çështje e politikës se vendeve perëndimore se si sillen me Serbinë, mirëpo del shpaluar se Serbia vetëm është duke përfituar nga privilegjet që po i ofrohen nga Perëndimi mirëpo asnjëherë nuk i vë në dyshim lidhjet me Rusinë si lidhje parësore. Ndikimi i armatosjes së Serbisë nga Rusia sigurisht se ka peshën e vetë”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Republika e Serbisë, shtet i cili bartë përgjegjësinë për fillimin e të gjitha luftërave të fundit në ish Jugosllavi, përkundër faktit që është shteti i vetëm përgjegjës për krimet e kryera në këtë pjesë të Evropës dhe Ballkanit, për çka edhe u sulmua ushtarakisht nga aleanca e NATO-së me ndërhyrjen në Kosovë, nuk po pushon së armatosuri forcat e veta ushtarake.

Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga ana e SHBA-së, Serbia vazhdon të armatoset. E të njëjtën gjë po e bën edhe Mali i Zi, cili është duke rritur gradualisht buxhetin e tij për nevojat ushtarake dhe po dërgon ushtarë në misionet jashtë vendit. Prej futjes në NATO, Mali i Zi ka nënshkruar dy kontrata të mëdha për blerjen e armëve.

Vetëm shteti i ri i Kosovës ka ngecur mbrapa në ndërtimin e forcës së vetë ushtarake mbrojtëse.

Ekspertët e sigurisë, duke përcjellë situatën në Serbi dhe vazhdimin armatosjes nëpërmes blerjes së armëve nga Rusia, vlerësojnë se kjo është një dëshmi që flet se situata ne Ballkan është duke shkuar drejt tensionimit, mbase edhe drejt shpërthimit.

Shpresa e vetme për ta parandaluar një shpërthim konflikti në këtë rajon, sipas analistëve dhe njohëseve të sigurisë, mbetet prania e NATO-s në shumicën e shteteve të Ballkanit.

E lidhur me këtë çështje, për “Kosova Sot Online” ka folur eksperti i fushës së sigurisë, Xhevat Meha, sipas të cilit blerja e armëve ruse nga Serbia flet shumë për qëllimet që ka ky shtet.

Image
Xhevat Meha

“Armatosja e Serbisë nga Rusia është dëshmi e vazhdimësisë së lidhjeve në mes të këtyre vendeve. Serbia edhe njëherë po dëshmon për lidhjet që më të forta i ka me Rusinë se sa me perëndimin. Është çështje e politikës se vendeve perëndimore se si sillen me Serbinë, mirëpo del shpaluar se Serbia vetëm është duke përfituar nga privilegjet që po i ofrohen nga Perëndimi mirëpo asnjëherë nuk i vë në dyshim lidhjet me Rusinë si lidhje parësore. Ndikimi i armatosjes së Serbisë nga Rusia sigurisht se ka peshën e vetë”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Sado që është shqetësues fakti i armatimit të shtetit serb për fqinjët e saj, Meha megjithatë beson që për Kosovën, shtet që akoma nuk e ka formuar dhe forcuar si duhet ushtrinë e vetë mbrojtëse, nuk mundë të paraqet rrezik serioz, derisa këtu kemi të instaluar forcën ushtarake të NATO-s.

“Në periudhën e tanishme dhe në të ardhmen e afërt, përderisa kemi praninë e NATO-s në Kosovë, kjo armatosje nuk paraqet rrezik të madh për Kosovën dhe rajonin. FKS tani është ushtri e Kosovës dhe është në proces të forcimit. Në këtë proces, sigurisht se është e nevojshme rritja e buxhetit sepse tani për tani buxheti është tepër modest. Ushtritë profesionale çfarë është duke u ndërtuar FSK, bazohen në teknologji të avancuara që sigurisht se kushtojnë. FSK duhet të aftësohet që të ofroj mbrojtjen e Kosovës”, deklaroi Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )