Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 16 November 2019 - 07:55
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, organizon manifestimin e “Ditës së Avokatisë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Kompania “Herbalife Nutritionme” prezanton produktet e sa dhe do të flitet për stilin e jetës së shëndoshë dhe iniciativën dhe fushatën globale “Nutrition for Zero Hunger”. (Hotel “Swiss Diamond”, 10:30)

Organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, në Gjakovë do të qëndrojë për vizitë një grup i ambasadorëve nga vende të ndryshme të botës. (Muzeu Etnografik i Gjakovës, ora 11:00)

Fillon audicioni “Kosovarja Këndon 2019”. (Galeria e Arteve në Ferizaj, ora 11:00)

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” shënon 17 vjetorin e themelimit. (Biblioteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ora 12:00)

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes mban konferencë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:15)

Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitjen e radhës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

Kombëtarja e Anglisë mbërrin në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. (Ora 18:30) Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate mban konferencë. (Hotel “Emerald”, ora 19:30)

(Kosova Sot Online)