Rinumërohen 299 vendvotime

  • 16 November 2019 - 11:32
Rinumërohen 299 vendvotime

Saktësisht 299 nga 1428 vendvotime janë rinumëruar deri më tani.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i kutive për të cilat PZAP-ja ka vendosur të shkojnë në rinumërim.

Deri më tani, janë numëruar 299 vendvotime ose saktësisht në përqindje 21,35% e totalit të kutive.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se nga e pasdita e së mërkurës kur ka filluar zbatimi i vendimit të PZAP-it dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime apo 21.25%”, ka thënë Elezi.

PZAP më 11 nëntor kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 428 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia. 

(Kosova Sot Online)