Rrezikon policin në Prishtinë duke ikur me veturë, arrestohet i dyshuari

  • 16 November 2019 - 11:35
Rrezikon policin në Prishtinë duke ikur me veturë, arrestohet i dyshuari

Dje në Prishtinë një i dyshuar pasi nuk i është bindur urdhrave të zyrtarit policor për t’u ndalur ka tentuar të largohet me veturë duke rrezikuar policin.

I dyshuari tjetër-vëllai i drejtuesit është paraqitur në stacion dhe ka deklaruar se ka qenë duke drejtuar veturën, por është konstatuar se është duke deklaruar rrejshëm.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari-drejtuesi është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)