Aksidenti në Lluzhan të Podujevës, vdes edhe personi i dytë

  • 16 November 2019 - 12:24
Aksidenti në Lluzhan të Podujevës, vdes edhe personi i dytë

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka treguar se mbrëmë rreth orës 18:25 ka vdekur edhe personi i dytë i cili ishte lënduar në aksidentin e djeshëm në Lluzhan të Podujevës.

Sipas Policisë, viktima është mashkull dhe i njejti kishte qenë këmbësor, por që u godit nga vetura.

Raporti i plotë:

Lidhur me rastin e datës së lartcekur, si pasojë e aksidentit, viktima mashkull K/Shqiptar –këmbësor i lënduar rëndë nga dita e aksidentit e deri më sot gjendej në repartin inteziv në QKUK-së Prishtinë.  Më datë 15.11.2019 rreth orës 18:25 është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka vdekur në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)