Gjenden mjete shpërthyese në Prizren

  • 16 November 2019 - 12:59
Gjenden mjete shpërthyese në Prizren

Disa mjete shpërthyese janë gjetur në dy lokacione të Prizrenit e të cila janë larguar nga pjestarët e Ushtris së Kosovës. 

Policia njofton se në fshatin Zojze, Prizren 15.11.2019 – 08:07. Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se duke punuar në ara të tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer-granat dore. Njësia për deminim i FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë larguar mjetin pa incidente.

Rasti tjetër sipas policisë ishte lajmëruar në rrugën Adem Jashari, Prizren 15.11.2019 – 14:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar për deri sa ishte duke kryer disa punime në një objekt ka gjetur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësia për deminim i FSK-së kanë konfiskuar municionin, granatën e dorës dhe kanë bërë kontrollimin e objektit në mënyrë të sigurt.

(Kosova Sot Online)